Protestat para ambasadës amerikane në Bagdad vazhdojnë edhe në ditën e dytë

Më datë:

Grupet e afërta me Iranin në Irak edhe në ditën e dytë vazhdojnë protestat para ambasadës së Shteteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad.

Mbështetësit e forcës milice shiite Hashd al-Shaabi dhe Kataib Hezbollah edhe sot kanë vazhduar të mblidhen para ambasadës amerikane në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit të vendit, Bagdad.

Për t’i shpërndarë protestuesit që brohorisin slogane antiamerikane, forcat e sigurisë kohë pas kohe hedhin gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Personat e ndikuar nga gazi me ambulanca transportohen nëpër spitalet përreth.

Përreth Zonës së Gjelbër vazhdojnë të merren masa të larta të sigurisë dhe nuk lejohet hyrja e askujt në zonë, përfshirë edhe gazetarët, përveç zyrtarëve qeveritarë dhe personave të afërt me Hashd al-Shaabi.

“Të anulohet marrëveshja e sigurisë me SHBA-në”

Ndërkohë, deputeti i Koalicionit shiit Fatah i afërm me Iranin, Saad Khazali, në një deklaratë për mediat lokale tha se në kuvend kanë filluar të mbledhin nënshkrime për anulimin e marrëveshjes strategjike për siguri të nënshkruar mes SHBA-së dhe Irakut.

“Do të punojmë me gjithë fuqinë tonë që të merret një vendim për nxjerrjen e forcave amerikane nga vendi”, tha ai.

Dje gjatë ditës, mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të fundjavës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah që la të paktën 25 luftëtarë të vrarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...