Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

Më datë:

Dy shtetas anglezë janë arrestuar në Dhërmi, pasi shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit pranë vijës bregdetare.

Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë e moshës 33 dhe 34 vjeç, u arrestuar në flagrancë teksa qëndronin të akomoduar në një dhomë pushimi, pas operacionit policor të quajtur “Coctail”.

Nga kontrolli i ushtruar në dhomën e pushimit dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, u gjetën dhe u sekuestruan 52 doza lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, 6,185 euro, 720 paundë dhe 4 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.

Vihen në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...