Vrasja e Martin Canit, pesë të mitur dëshmojnë në gjykatë

Më datë:

Në procesin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës, u paraqitën për të dëshmuar pesë të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Siç raportohet për Drita Tv mes tyre dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa familjarët e viktimës kanë pasur pretendime.

Të miturit, sipas parashikimeve ligjore, u pyetën pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes, Mario Përlleshaj.

Ndërkohë, ky i fundit, përmes avokatit të tij, deri në këto momente ka mohuar të ketë goditur me thikë Martin Canin, duke pretenduar se ka goditur vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve të mitur, po në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Martin Cani u vra më 18 nëntor të 2024-ës, pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...