Berisha akuzon Ramën për “kanabizim” të zgjedhjeve

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot më 2 Qershor përdorimin e licencave për mbjelljen e kanabisit për të realizuar “farsën elektorale”, atë që ai dhe selia blu akuzojnë se ndodhi më 11 maj.

“Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë”, u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge, pasi bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 29 mijë e 300 hektarëve drogë, ku vlera e rrënjëve të mbjellura mund të shkojë të paktën “10 miliardë euro”.

Përveçse e konsideron si katastrofë, Berisha theksoi se me këtë autorizim, “shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje”.

“Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale”, tha ai, sipas të cilit, licencat janë marrë nga njerëz të lidhur me drogën dhe Ramën.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama edhe sa i përket finales së Champions League, mes Paris Saint-Germain dhe Inter. Kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se e ndoqi sfidën pasi pagoi charter dhe bileta që shkojnë 30-40 mijë euro.

“Ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 11 mijë dollarëve biftekun, sigurisht, si sheik shijon krimet e tij, krimin monstruoz elektoral që ka bërë”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...