KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

Më datë:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot një ankesë të Partisë Demokratike për të përjashtuar anëtarin e kësaj trupe, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimet e kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

“KAS pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga pala ankuese e rrëzoi këtë pasi nuk jemi në kushtet e parashikuara nga neni 130 i kodës së procedurës administrative”, tha relatori i çështjes, Ervin Lako.

Çfarë ndodhi në seancën në KAS?

Opozita kërkoi përjashtimin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimi i kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Argumenti i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Marash Logu, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte se kërkojnë një proces të “paanshëm”, por Rusmajli është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

“Ne i kemi kërkuar Presidentit të Republikës që të heqë dorë nga procesi zgjedhor përmes kabinetit të tij. Pastaj se çfarë bën Presidenti i Republikës është puna e tij. Do të vazhdojë ai të shkelë Kushtetutën le të vazhdojë ta bëjë. Thënë këtë gjë nuk e pengon aspak kërkesën që kemi në këtë proces kur ne me të drejtë kërkojmë që të zhvillohet proces i rregullt ligjor, ku një prej elementëve kryesorë është paanshmëria”, tha Logu.

PD-ja do të vijojë të kërkojë përjashtimin e Rusmajlit për të gjitha kërkesat ankimore të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...