36-vjeçari u plagos me armë, zbardhet ngjarja: Me të udhëtonin edhe dy të mitur

Më datë:

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të Arbër Gorgeas, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Autoritetet kanë identifikuar autorin, një 30-vjeçar me iniciale K.K., i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, 36-vjeçari Gorgea ka dhunuar babain e autorit.

Për këtë arsye, mbrëmjen e së premtes, 30-vjeçari, në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth ka shtënë me armë drejt makinës “Lancia” ku udhëtonte 36-vjeçari. Gjithçka ka ndodhur në parakalim e sipër ndërsa autori lëvizte me një makinë tip “Fokus”.

Policia njoftoi se në momentin e ngjarjes, me 36-vjeçarin udhëtonin edhe dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, por fatmirësisht ata nuk kanë pësuar lëndime.

“Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.

Kujtojmë se në muajin Prill në Lundër të Tiranës u bë një atentat ku mbetën të plagosur edhe 3 fëmijë që udhëtonin në makinën ndaj të cilës u lëshuan breshëritë e armëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...