Kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Më datë:

Një 63-vjeçar në Fier është arrestuar pasi dyshohet të jetë autori i kultivimit të 1000 fidanëve bimë narkotike, të llojit “Cannabis Sativa”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, këto fidanë ishin mbjellë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, të cilat u asgjësuan përmes djegies së tyre.

Grupi i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, por dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave. Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe qytete të tjera me nga 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro, raporton gazetari Besar Bajraktaraj. Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u kryen edhe blerje të stimuluara. Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafik armësh u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet. Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast kultivimi të bimëve narkotike.

Fier/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në fshatin Libofshë dhe asgjësohen 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...