Mesazhi i Ambasadës së SHBA, Berisha: Lexoni atë të 2021 për të kuptuar thelbin

Më datë:

Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste.

Berisha tha se duhet të krahasohen qëndrimet e mëparshme të diplomacisë amerikane për zgjedhjet në Shqipëri dhe në vende të tjera, për të kuptuar thelbin e deklaratës.

“Ajo nuk ishte ashtu siç thatë, citoje pak siç e tha dhe pastaj ju bëj koment. Përgëzoj popullin shqiptar. Tani çfarë sugjerimi kam unë këtu për ju. Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Kjo është përgjigja ime. Lexoni ato të vitit 2021, si kanë qenë. Lexoni vitin 2021. Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramën, domethënë jo zgjedhjet, uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët. Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova e fakte të reja, ne vetë, sepse nuk mund ti analizosh të gjitha në një kohë.  Po i marrim dhe po ua paraqesim. Kështu që është shumë normale. Ata të cilët nuk duan të paragjykojnë pritet raporti përfundimtar. Ky është rregulli. Por ne kemi ndryshuar, kemi ndryshuar dhe raporte ndërkombëtare. Ne jemi ata, ja kemi dalë. Ne bëjmë të pamundurën të mundur.

Në vitin 2001 erdhën urimet më të përzemërta nga e gjithë bota, por ata ranë përtokë përpara fakteve dhe të vërtetave që paraqitëm ne, sepse sigurisht institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për zgjedhje të lira dhe jo farsa. Jo. Sepse ato pastaj shkojnë në vetëshkatërrim dhe nuk e pranojnë kurrë. Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës”, tha Sali Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Goxhobelli në konferencën në Tiranë: Digjitalizimi i kadastrës, hap kyç për integrimin europian”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës zhvilloi për herë të parë...

“Hita takim me policinë në Kukës dhe Dibër: fokus sezoni turistik dhe siguria publike”

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i...

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...