Plagosja në Vorë/ 40-vjeçari inskenoi atentat ndaj vetes

Më datë:

Policia ka zbardhur ngjarjen ku ditën e djeshme mbeti i plagosur një 40-vjeçar në Vorë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht në banesë me armën e zjarrit që posedonte pa leje dhe më pas shtiu disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 43-vjeçar për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

“Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.  U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.  Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit: E. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.  Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.   40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton Policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...