KiE diskuton më 23 Qershor raportin e zgjedhjeve në Shqipëri

Më datë:

Më 23 Qershor në nisje të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet raporti i monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri.

Raporti do të paraqitet nga kreu i vëzhguesve të kësaj organizate, Simone Billi.

Në raportin e tij, deputeti italian vlerëson punën e përbashkët të SPAK, Prokurorisë se Përgjithshme dhe KQZ-së për të koordinuar në mënyrë efektive përpjekjet në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Vlerësohet po ashtu përfshirja e votës së diasporës si një moment i rëndësishëm në historinë demokratike të Shqipërisë.

Megjithatë, në këtë raport thuhet se ende nevojitet përparim në kulturën më të gjerë politike për të forcuar besimin publik dhe për të siguruar që qeverisja e mirë të arrijë në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri u realizua nga 365 vëzhgues gjithsej nga 47 vende.

Ekipi pati në përbërje 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, 22 nga APKE-ja dhe 12 nga PE-ja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...