Izraeli sulmon strehat e civilëve, Spanja kërkon t’i vendosen sanksione

Më datë:

Sulmet izraelite vranë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës, përfshirë 36 në një shkollë të shndërruar në strehë për të zhvendosurit.

Forcat izraelite e bombarduan atë ndërsa njerëzit flinin, ku shumica e tyre u dogjën, sipas autoriteteve.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën një qendër kontrolli të Hamasit në Gaza, duke synuar një strukturë që përdorej për kryerjen e sulmeve terroriste kundër civilëve izraelitë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka bërë të ditur se strehimoret në Gaza janë të mbingarkuara me njerëz të zhvendosur që kërkojnë siguri e po ashtu edhe kushtet janë të tmerrshme.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) tha në një deklaratë se është gati të nisë shpërndarjen e ndihmës në enklavën e goditur.

Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Fondacionin Humanitar të Gazës, duke paralajmëruar se kushtet në të cilat do të funksionojë, do t’i vënë njerëzit në rrezik dhe do të minojnë përpjekjet e tjera të ndihmës.

Nga ana tjetër, Spanja i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit për të ndaluar luftën  në Gaza.

Ministri i Jashtëm spanjoll, në një takim të kombeve evropiane dhe arabe, kërkoi ndalimin e ofensivës se Izraelit. Ndërsa Autoritetet Palestineze kërkuan që Izraeli të ndalë genocidin në Gaza.

Bisedimet e nivelit të lartë janë takimi i pestë zyrtar i asaj që njihet si “Grupi i Madridit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...