PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht për besimin

Më datë:

Kryeministri Edi Rama falënderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në një postim në Facebook, Rama njofton se festa e fitores, ku do të falenderojë të gjithë qytetarët do të mbahet sonte në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Partia Socialiste nga rezultatet e deritanishme prin me 80 mandate, teksa Partia Demokratike numëron 53 të tilla. Mandatet e tjera ndahen mes katër partive të tjera, ku forcë e tretë deri tani është Partia Socialdemokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate, si dhe Lëvizja Bashkë si dhe Nisma Shqipëria Bëhet deri tani e kanë nga një mandat të siguruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...