Giro D’Italia në Shqipëri, Cairo: Shoh një popull të apasionuar rreth çiklizmit

Më datë:

Presidenti i Giro D’Italia, Urbano Ciaro ka folur së fundmi për vendin tonë, aty ku po mbahet ky event.

Çfarë përshtypje keni në këto orët e para për Shqipërinë, krahasuar me atë para disa viteve?

Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishin fëmijët në nisje në Durrës: ishin aq shumë, të rinj e të reja për të parë Giro D’Italia. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm, por edhe mbërritja në një qytet të madh sic është Tirana.

Si ju duk Tirana në aspektin social e sportiv? Ciklizimi ka pasur një rritje deri në vitet ’80, tani lufton për të pasur një vend…

Shoh një popull të apasionuar rreth ciklizmit. Më thonë që këtu ka shkolla të dedikuara për fëmijët, për ti edukuar me ciklizmin që në vogëli. Është një popull që ka dëshirë të rritet, që ka shumë pasion dhe dëshirë për të ecur përpara. Është ideal për këtë Giro që të nisej që këtu dhe që pati kaq interes.

Çfarë kuptimi ka gjithë ky kompeticion Giro D’Italia?

Është një mundësi e mirë për ne dhe për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama e kuptoi sesa e rëndësishme ishte për të hapur një dritare për botën: këto etapa që kalojnë nëpër botë janë një mënyrë për të tërhequr sa më shumë persona. Giro bëhet kështu më internacionale: kemi qenë në Izrael, më pas në Hungari, tani në Shqipëri dhe ka shumë interesim për këtë kompeticion.

Eshtë më e rëndësishme Giro D’Italia për Shëipërinë apo e kundërta?

Giro D’italia sigurisht për Shqipërinë është shumë e rëndësishme dhe nisja nga Durrësi ishte një gjë e mirë. Rruga mund të shërbejë edhe për prezencën turistike. Shqipëria është një vend që po rritet e zhvillohet shumë, e jeton me këtë. Ka arritur të ketë 12 milionë turistë në një vit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme: në vitet e fundit ka pasur një rritje të prezencës nga jashtë dhe këtu kanë arritur të bëjnë të pamundurën. Të kesh tre etapa të Giros që shihen nga 200 vende me 800 milionë banorë do të thotë të kesh një reklamë të jashtëzakonshme për vendin”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...