“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

Më datë:

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti francez Emmanuel Macron bën me dije se ka biseduar disa herë me homologun e tij amerikan Donald Trump, të Enjten mbrëma.

Në fokus të diskutimeve ka qenë padyshim situata në Ukrainë, që pavarësisht përpjekjeve nuk ka ndryshuar. Duke vënë theksin te armëpushimi 30-ditor pa asnjë kusht, Macron shkruan se me europianët e SHBA-të në krah, janë mëse të vendosur t’i përgjigjen Rusisë në rast se nuk bën asnjë përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Fola disa herë mbrëmjen e shkuar me Donald Trump. E përgëzoj për thirrjen e fortë për një armëpushim pa kushte 30 ditë në Ukrainë, në linjë me partnerët tanë britanikë e nordikë. Ukraina e ka shprehur dakordësinë e vet për këtë marrëveshje armëpushimi, që dy muaj më parë. Pres që Rusia të bëjë të njëjtën gjë.

Por meqë deri më tani kemi dështuar në realizimin e këtij qëllimi, jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri sëbashku me europianët dhe në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Macron.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...