14.5 C
Tirana

Thirrja e fundit e Ramës për diasporën: Takim me historinë sëbashku

Më datë:

Mesazhi i tij i fundit drejtuar diasporës për dërgimin e zarfeve me votën e tyre në qendrat përkatëse! Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se e Diela e 11 Majit është jo vetëm përcaktim i forcës qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, por takim me historinë.

Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit sovran, të të gjithëve ju me votën tuaj, të Dielën, më 11 Maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’ju përcjell të gjitha motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, Itali, Britani e me radhë ku ende ka zarfa nëpër shpia.

Ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik! Për të takuar historinë sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok (dyshim) rrugën e fatit europian.

Ju lutem, ju lutem, ju lutem jeni në kushtet që për herë të parë në histori mund të votoni drejtpërdrejt nga jashtë kufijve dhe keni shansin historik të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa për partitë, janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria 2030.

Për t’i dhënë një fuqi të re vendimmarrëse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vetë Shqipërisë!”, ishte thirrja e tij për emigrantët shqiptarë me të drejtë vote këtë vit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...