18.5 C
Tirana

Mobilizohet policia shqiptare, 5316 efektivë në qendrat e votimit

Më datë:

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Dielën. Të gjitha aktivitetet elektorale dhe objektet zgjedhore do të mbulohen nga shërbimet policore.

Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se përgjatë fushatës u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie.

Strukturat e posaçme hetimore në radhët e tyre kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK, 37 raste për krime zgjedhore.

 Këtë të Premte, që është edhe dita e fundit e fushatës elektorale janë marrë po ashtu masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Mësohet se për zgjedhjet e 11 Majit, efektivët e policisë do të jenë prezentë në 5225 objekte që do shërbejnë si qendra votimi.

“Policia e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti. 

Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

Ditën e Dielë, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.”

Pas votimit, do të monitorohet në mënyrë strikte procesi i numërimit deri në përfundim të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...