20.5 C
Tirana

Marrëveshja SHBA-Britani, rritet me 3% ari i zi

Më datë:

Pasi pësoi uljen më të madhe që nga 2021, çmimi i arit të zi ka pësuar një rritje me 3% në tregjet ndërkombëtare.

Nafta bruto Brent u rrit me 43 cent, ose 0.68%, në 63.27 Dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane u rrit me 42 cent, ose 0.7%, në 60.33 Dollarë për fuçi. Sipas analistëve, rritja vjen mes tensioneve tregtare midis konsumatorëve kryesorë të naftës SHBA-së dhe Kinës dhe arritjes së marrëveshjes së rëndësishme tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. 

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, do të takohet me zyrtarin më të lartë ekonomik të Kinës, zëvendëskryeministrin He Lifeng, më 10 Maj në Zvicër, për të punuar drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare që kanë kërcënuar rritjen e naftës bruto.

Përpara bisedimeve të Gjenevës, situata e paqëndrueshme nënvizon mosbesimin e thellë të negociatave midis ekipit të Trump dhe Kinës, të cilat mund të çojnë në diskutime të zgjatura dhe të tensionuara. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se pret që këtë fundjavë të ketë negociata thelbësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për tregtinë dhe tha se tarifat nuk mund të rriten mbi 145 përqind.

Eskpertët kanë bërë të ditur se nëse të dy palët bien dakord të ulin tarifat e tyre aktuale të larta ndaj njëri-tjetrit ndërsa bisedimet vazhdojnë, tregjet do të lehtësohen dhe nafta e papërpunuar mund të rritet me 2-3 Dollarë të tjerë për fuçi.

Nga ana tjetër, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët – ose OPEC+ – planifikojnë të rrisin prodhimin, gjë që mund të ushtrojë presion mbi çmimet e naftës. Sanksionet më të ashpra të SHBA-së ndaj Iranit mund të kufizojnë furnizimin me naftë dhe të rrisin çmimet. Sanksionet ndaj dy rafinerive të vogla kineze për blerjen e naftës iraniane e bënë të vështirë për to marrjen e naftës bruto.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...