13.5 C
Tirana

XI Jinping takohet me Putinin në Rusi/ Dy liderët nisin diskutimet

Më datë:

Presidenti kinez, Xi Jinping ndodhet sot në Rusi.  Mediat e huaja bëjnë me dije se dy homologët kanë nisur diskutimet.  Sipas informacioneve, Putin pritet të informojë ndër të tjera homologun e tij kinez rreth zhvillimit të marrëdhënieve me SHBA-të.

Siç vuri në dukje më parë sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov, bisedimet do të zhvillohen në formate të ndryshme.  Xi Jinping mbërriti dje në Moskë. Vizita e tij në Rusi pritet të zgjasë deri më 10 maj, ku ai do të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti kinez është një nga të ftuarit kryesorë të huaj në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj. Moska pret praninë e 27 udhëheqësve të huaj në këtë ngjarje.

“Është kënaqësi e madhe t’ju mirëpres të gjithëve në Moskë. Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të takohemi përsëri dhe e vlerësoj sinqerisht mundësinë për të folur me ju personalisht dhe drejtpërdrejt. I dashur President, të dashur miq, ju jam mirënjohës që, ashtu si dhjetë vjet më parë gjatë një përvjetori tjetër, ju zgjodhët të na vizitoni dhe të merrni pjesë në festimin e 80-vjetorit të Fitores së Madhe të shenjtë të vendit tonë. Nesër, gjatë ceremonisë në Sheshin e Kuq, do të marrë pjesë një paradë ushtarësh nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës. Për aq sa di unë, do të jetë forca më e madhe ushtarake e huaj që do të marrë pjesë në paradë”, tha Putin, duke i uruar mirëseardhje Xi-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...