Ambasada e SHBA mesazh-qytetarëve: Votoni pa frikë!

Më datë:

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë!”- është ky mesazhi në formë thirrjeje i Ambasadës amerikane në vend, teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare 2025.

Kujtojmë se tanimë subjektet politike po mbajnë takimet përmbyllëse nëpër qytete, ndërsa për herë të parë do të shprehë vullnetin e saj diaspora.

Teksa pritet që zarfet nga jashtë të mbërrijnë deri në orën 19:00 të së Dielës, partitë kryesore kanë bërë apel të vazhdueshëm që emigrantët shqiptarë të votojnë alternativën që i duhet Shqipërisë. Socialistët me ambicien kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa demokratët që udhëheqin koalicionin shumëpartiak opozitar ASHM me bindjen se vetëm ata mund të rimëkëmbin ekonominë e vendit.

Një rol kyç përgjatë fushatës e kanë pasur edhe partitë e reja, që synojnë marrjen e sa më shumë karrigeve në Parlament.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...