16.5 C
Tirana

Natyralizimi në qytetin e Lucernit: Pas gjermanëve, më së shumti kosovarë

Më datë:

Komisioni i natyralizimit ka trajtuar gjithsej 253 aplikime natyralizimi në vitin 2019. Kjo është rreth 50 më pak se një vit më parë

Shumica e të huajve që janë natyralizuar në qytetin e Lucernit gjatë vitit 2019, vijnë nga Gjermania (78 persona).

Pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës (34 persona) dhe ata të Sri Lankës (31 persona).

Komisioni i natyralizimit ka trajtuar gjithsej 253 aplikime natyralizimi në vitin 2019. Kjo është rreth 50 më pak se një vit më parë.

317 persona kanë siguruar  nënshtetësinë e Luzernit (këtu hynë edhe aplikimet e bëra para votiot 2019).

Komisioni ka hedhur poshtë 14 aplikime.

Arsyet për refuzim kanë qenë: mangësia në njohjen e gjermanishtes, njohja e pamjaftueshme e politikës shtetërore të Zvicrës, të ardhurat e pamjaftueshme për të mbuluar koston e jetesës, mospërmbushja e kushteve të banimit, hyrja në regjistrin penal zviceran, mosrespektimi i sistemit juridik zviceran dhe  mosrespektimi i detyrimit për bashkëpunim.

Vetëm njëri nga aplikantët e refuzuar ka ushtruar ankesë kundër vendimit në Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Kantonit të Lucernit.

Kjo ankesë është akoma në pritje.

Aplikantët e tjerë kanë pranuar vendimin e komisionit komunal të natyralizimit. Aplikimi i natyralizimit është pezulluar për 69 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...