10.5 C
Tirana

Rama: Rritet interesi i të huajve për të investuar në teknologji

Më datë:

Interesi i kompanive të huaja që operojnë në fushën e teknologjisë për të zhvilluar projektet e tyre në Shqipëri, sipas kryeministrit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Por Rama pranon se ka një boshllëk mes universitetit me këtë profil dhe tregut te punës, hendek që mund të mbushet siç thotë duke huazuar modele nga jashtë.

“Kompanitë e huaja që duan të konsiderojnë Shqipërinë si një pikë për të vendosur operacionet e tyre. E dimë shumë mirë se si funksionon në vendet që janë pararojë dhe se si universiteti, kompanitë e teknologjisë së lartë, start up-et, vetë institucionet, qëndrojnë të qendërzuar rrotull një perimetri që i lidh ato së bashku dhe faktikisht bëhen zgjatime të kampuseve universitare”, shprehet Rama.

Kryeministri siguron se Shqipëria nuk është më tërheqëse per kompanitë e huaja për krahun e lirë te punës, por për profesionalizmin e burimeve njerëzore në fushën e teknologjisë.

“Ka një bindje të përgjithshme të kompanive që fusha jonë është e pasur me talente dhe nuk është më qasja ku paguajmë më pak krahun e punës”, tha Rama.

Ne takimin me te rinj qe kane përfituar nga programet e kodimit dhe startup-et Rama lajmëroi se në 16 Maj do të inaugurojë së bashku me Presidentin francez, që do të jetë në Tiranë për Komunitetin Politik Europian, “Ecole 42”, shkollë që ofron program specifik dhe inovativ për teknologjinë pavarësish moshës dhe kualifikimeve te mëparshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...