12.5 C
Tirana

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë diagnostifikuar 3.148 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 30.217.

Të dhënat thonë se deri më tani 1.326 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, përderisa 1.415 pacientë aktualisht trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, ministria ka informuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 21.400 teste të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të realizuara deri më tani është 202.845.

“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, tha Koca.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht në të gjithë botën ka pothuajse 1.3 milionë raste të infektuara, me mbi 71 mijë të vdekur dhe mbi 270 mijë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...