Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë. Njëri nga viktimat ishte një grua e moshës 70-vjeçare nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit.

Ndërkohë autoritetet në Prizren kanë marrë vendim që gjithë fshatin ta vendosin në karantinë.

Këtë e ka konfirmuar për Express, drejtori për shëndetësi në komunën e Prizrenit, Calon Shehu.

“Dje në Korishë janë bërë 25 testime të familjarëve dhe të personave që kanë pasur kontakte me pacienten në fjalë. Të gjitha ata kanë rezultuar negativ. Është marrë vendim që i gjithë fshati Korishë të futet në karantinë. Korisha për 14 ditë do të jetë në Karantinë”, ka thënë për Express, Shehu.

Ai, po ashtu, ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientes, e cila ishte nga kjo komunë, që vdiq sot pas infektimit me Covid-19.

“Pacientja në fjalë ka pasur probleme pulmonare. Ka qenë e shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas rekomandimeve të mjekëve është marrë vendim që ajo të shtrihet në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Në bazë të simptomave asaj i është bërë testi për Covid-19. Ajo ka rezultuar pozitiv para tre ditëve”, shpjegon Shehu.

Ndërkohë në Prizren tashmë janë tre persona si të konfirmuar me koronavirus

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Provojeni këtë dietë, rezultatet të mahnitshme vetëm për një javë

Kjo dietë përbëhet nga përbërës të shëndetshëm dhe të dobishëm që do t’ju ndihmojnë të humbni 6 kg në javë. E tëra që duhet të...

Amsterdami pa energji elektrike, anulohen shumë fluturime

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar "Schiphol" në Amsterdam janë anuluar dhe shtyrë për disa orë një numër i madh...

A do ta dërgoj LDK çështjen në instanca më të larta pas vendimit të PZAP-it për Prishtinën?

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas vendimit të PZAP-së, i cili hodhi poshtë ankesat e kësaj partie për parregullsi dhe kërkesën...

Së fundi

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...