12.5 C
Tirana

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992

Më datë:

Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se nëse vjen në krye të qeverisë do të falë çdo gjobë dhe kamatë që është vënë nga viti 1992 deri më 11 Maj.

“Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992.

Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë.

Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se qeveria aktuale kërkonte amnisti për grupet kriminale, ndërsa demokratët do të bëjnë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...