SPAK kërkon 4 vite burg për ish-prokurorin Aurel Zarka

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Gjykata të shpallë fajtor ish-prokurorin Aurel Zarka për dyshimet se është përfshirës në korrupsion dhe ka ushtruar ndikimi te kolegë të tij.

Për akuzat e korrupsionit në dy raste dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, SPAK kërkoi dënimin e tij me 4 vite burg.

Nëse Zarka gjendet fajtor sipas kësaj kërkese, ai do të vuajë vetëm 3 vite heqje lirie për shkak të procedimit me gjykim të shkurtuar.

Në seancën gjyqësore, Prokuroria e Posaçme tha se është gjetur e provuar se Aurel Zarka ka qenë përdorues i aplikacionit Sky Ecc dhe bisedat e kryera aty dhe verifikmet e tjera, treguan se ai u korruptua për një çështje në Gjykatën e Vlorës.

Tentoi të korruptonte një kolegun e tij në Vlorë për të pushuar një hetim dhe në 3 raste të tjera, ushtroi ndikim të paligjshëm te kolegë të tij.

Nën hetim në këtë dosje por që po gjykohen më vete janë edhe ish-OPGJ-ja Eriona Dapuaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...