13.5 C
Tirana

Goditja e agjentëve të BKH-së, arrestohen dy nipërit e Agron Kapllanajt

Më datë:

Pas raportimit të sulmit të papritur ndaj agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, janë vënë në pranga dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe një person tjetër.

Janë arrestuar Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj (nipërit e Agron Kapllanajt), dhe shtetasi Gerald Kollçaku.

Nuk dihet ende roli i familjarëve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës në sulmin fizik të oficerëve.

Konflikti nisi prej fjalëve fyese, e më pas përfundoi në përplasjen fizike mes agjentëve dhe njerëzve të Kapllanajt.

Këta të fundit kanë pretenduar se oficerët u janë dukur si persona të dyshimtë. Deri më tani dihet se agjentët kishin zbarkuar në terren në ndjekjen e një çështjeje, por nuk dihet nëse ka lidhje apo jo me Kapllanajn.

Sakaq, deri më tani uniformat blu nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar përveçse atij të djeshmit, ku lajmëronte se oficerët janë goditur për shkak të detyrës.

“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg xhaxhain e autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë...

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je...

Deklaratat për Ballukun nxisin reagimin e gjyqtarëve: “Retorikë që na shqetëson”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka...

SPAK pyet Bamir Topin për 21 Janarin: ish-presidenti saktëson deklaratat e autobiografisë

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, është paraqitur...