18.5 C
Tirana

Prokuroria e Specializuar drejt përmbylljes së rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më datë:

Në Hagë, pritet të mbyllet faza e Prokurorisë në gjyqin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas më shumë se dy vitesh hetime dhe mbi 125 dëshmitarë të intervistuar, Prokuroria e Specializuar pritet të përfundojë paraqitjen e saj më 15 prill, duke ia lënë fjalën mbrojtjes. Pas një procesi dyvjeçar hetimesh intensive,

Prokuroria e Specializuar në Hagë është drejt përmbylljes së paraqitjes së saj në gjyqin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë se 125 dëshmitarë janë intervistuar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 15 prill, pritet që Prokuroria të përmbyllë zyrtarisht paraqitjen e provave të saj, ndërsa faza e radhës do t’i takojë ekipeve mbrojtëse, të cilat synojnë të rrëzojnë pretendimet e ngritura në aktakuzë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në momentin e ngritjes së aktakuzës, Thaçi ushtronte detyrën e presidentit të Kosovës, ndërsa të tjerët mbanin funksione të larta politike e institucionale në vend.

Gjyqi pritet të hyjë në një fazë të re, ku vëmendja do të zhvendoset tek argumentet e mbrojtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...