15.5 C
Tirana

Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

Më datë:

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit.

Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 Prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.

Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.

“Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës. “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.

Xi do të zhvillojë vizitë dyditore në Vietnam.

Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.

Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.

Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.

Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të Prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trumpi.

Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...