16.5 C
Tirana

Sulmi në Ukrainë, Zelensky thirrje Trump: Para marrëveshjes me Rusinë, eja shih gjendjen tonë

Më datë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje homologut të tij amerikan, Donald Trump, që përpara se të bëjë marrëveshje me Rusinë, të vizitojë Ukrainën e të shohë nga afër gjendjen e saj me viktima, ndërtesa të shkatërruara e njerëz që luftojnë.

“Ne e respektojmë pozicionin tuaj, por ju lutem, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj negociate, ejani të shihni njerëzit, civilët, luftuesit, spitalet, kishat, fëmijët, të shkatërruar apo të vdekur. Ejani, shihni, e më pas të levizim me një plan se si të përfundojmë luftë. Ju do e kuptoni me kë keni të bëni. Ju do kuptoni se çfarë Putin bëri”, tha Zelensky.

Një mesazh i tillë vjen nga Zelensky në një intervistë të tij për CBS News, teksa tha se Rusia priret të ketë një ndikim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas tij.

“Unë besoj për fat të keq se narrativa ruse po mbizotëron në SHBA. Si është e mundur që dëshmojnë humbjet dhe vuatjet tona, e të mendojnë ende se Rusia nuk janë agresorët, që nuk e nisën ata këtë luftë? Kjo flet për ndikimin madhor të politikave të informacionit të Rusisë në SHBA, në politikat dhe politikanet e Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky në intervistën “60 Minuta”.

Sakaq, kreu i Ukrainës tha se Trump duhet të jetë në anën e tij, e mendon që vendimi i homologut të tij amerikan për të qenë neutral është i gabuar.

“Presidenti Trump, duke qenë së është Presidenti i shtetit më të fortë, duhet të jetë në anën e Ukrainës. Mendoj se është e gabuar që Amerika dëshiron të jetë neutrale”, tha Zelensky.

Një reagim i tillë nga Zelensky vjen pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Këto sulme u dënuan dhe nga Trump, i cili e konsideroi si një gabim të tmerrshëm.

“Unë mendoj se e gjithë lufta është një gjë e tmerrshme. Fillimi i asaj luftë është shpërdorim i pushtetit. Ky vend nuk do të kishte lejuar kurrë që ajo luftë të kishte filluar nëse unë do isha President. Kjo është lufta e Biden, kjo nuk është lufta ime”, tha Trump për gazetarët nga avioni Air Force One.

Sulmi në Sumi të Ukrainës regjistroi të paktën 32 viktima, 2 prej të cilëve fëmijë, si dhe 84 të plagosur. Mes të lënduarve kishte dhe fëmijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...