Berisha në PPE: Në Shqipëri, betejë me diktaturën

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në takimin e grupit të PPE në Strasburg.

Kreu i opozitës u shpreh se në Shqipëri po luftohet ndaj një diktature.

“Këto zgjedhje janë një proces me një makineri të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.

Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist si dhuratë për votën.

Krahas kësaj është kanabisi për votën. Ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin. Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral”, tha Berisha.

Akuza bëri edhe për përfshirje të krimit në politike.

“Vrasësit, trafikantët, vrasësit serialë bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët”, tha Berisha.

Berisha tha se në Shqipëri opozita përndiqet dhe arrestohet.

“Nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67% e të arrestuarve janë në paraburgim. Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend. Torturat janë të zakonshme, vdekjet në burgjet shqiptare janë të zakonshme”, u shpreh ai.

Kryeministrin Rama e akuzoi si të lidhur me krimin.

“Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar. Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur”, tha Berisha.

Berisha kërkoi ndihmën e PPE për të vijuar betejën e opozitës shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD-së: Çdo minutë për protestën!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur këtë...

Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk

Biznesmeni Aydin Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk...

Alarm në Zvicër! Identifikohet një pacient me Hantavirus. Autoritetet në gatishmëri

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të hantavirusit te...

Bardhi: Raporti i PE tregon probleme serioze me procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet...