Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, kur shpërndahen

Më datë:

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.

Në Europë, ato pritet të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 Prill.

“Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ bën thirrje që qytetarët të mos e vonojnë votën e tyre pasi çdo ditë është e rëndësishme që ajo të mbërrijë në kohë.

Më tej, nëpërmjet disa fotove, KQZ jep edhe një udhëzues për procedurën e votimit për diasporën.

Brenda zarfit të shërbimit postar, emigrantët do të gjejnë zarfin për kthimin e fletës së votimit në KQZ, udhëzuesin, listën me numra të operatorit të shërbimit postar, Zarfin B, Zarfin A që gjendet brenda Zarfit A dhe fletën e votimit, të palosur brenda Zarfit A. Më pas rekomandohet konfirmimi i marrjes së zarfit nëpërmjet llogarisë në PER.

Më tej, emigrantët mund të plotësojnë fletën e votimit, ku ata mund të votojnë vetëm për partinë ose për koalicionin e partive apo vetëm për një nga kandidatët, emrat e të cilëve gjenden në listat e hapura. “Në këtë rast vota llogaritet vetëm për kandidatin që ke zgjedhur, por njëkohësisht llogaritet edhe për partinë apo koalicionin të cilit i përket ky kandidat”, njoftoi KQZ.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të votohet për një parti/koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie/koalicioni tjetër. Votuesit duhet të përdorin shenjën x ose + brenda kutisë së bardhë përbri numrit të partisë/koalicionit apo emrit të kandidatit duke përdorur vetëm stilolaps ngjyrë blu ose të zezë. Kujdes, asnjë shënim tjetër nuk duhet bërë në fletë sepse përndryshe është e pavlefshme.

Pasi të jetë plotësuar fleta e votimit, ajo mund të ripaloset dhe të futet në Zarfin A. Qytetarët duhet të sigurohen ta ngjisin Zarfin A. Më pas Zarfi A do të futet brenda Zarfit B dhe të sigurohet që edhe ky i fundit të ngjitet.  

Por sërish kujdes. “Ndalohet çdo shënim mbi Zarfin A dhe mbi Zarfin B”, thotë KQZ.

Më pas Zarfi B vendoset brenda zarfit të shërbimit postar dhe në këtë moment duhet të kontaktohet korrieri i shërbimit postar për të dorëzuar zarfin.

“Ju këshillojmë që të postoni zarfin brenda 3 ditësh nga marrja e tij me qëllim që ai të mbërrijë në Republikën e Shqipërisë jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025. Posta e kthimit është e paguar nga KQZ”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rreziku i iktusit rritet edhe nëse zemra bën nën 50 rrahje në minutë

Kontrolloni pulsin tuaj. Dhe mësohuni të matni rrahjet e...

PD: Berisha denoncoi propagandën qeveritare në media, jo gazetarët

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të Asosacionit të...

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, disa orë para armëpushimit

Rusia duket se ka rritur intensitetin e sulmeve ndaj...

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gjykata Speciale në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka...