Begaj në Samitin Rajonal të Procesit të Aqabas: Shqipëria, një model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit.

Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

“Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët”, u shpreh Presidenti.

Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. 

“Ne besojmë – theksoi ai, se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkëtPërballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”,  apeloi Presidenti i Shqipërisë.

Ai i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti.

Begaj e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste.

“Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit  të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar  në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë. Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky samit në Sofje që bashkëorganizohet nga Mbreti i Jordanisë, Madhërisë së  Tij Abdullah II dhe Presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018. Nisma e Procesit Aqabas e ndërmarrë nga Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II i Jordanisë synon ruajtjen e  koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ideologjive ekstremiste dhe radikalizimit nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...