Rama: Në 2026 do kemi model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit

Më datë:

Një takim i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”, është zhvilluar paraditen e sotme, pjesë e së cilës ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se Bashkimi Evropian është mundësia e vetme e Shqipërisë për lirinë dhe barazinë para ligjit. Ai u ndal tek prokurimet publike, duke u shprehur se jemi të vlerësuar më shumë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, nga SIGMA.

Sakaq, kreu i qeverisë theksoi se bashkëpunohet me Microsoft dhe grupin e Mira Muratit për vendosjen e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, që do të eliminojë të paktën 95% e përfshirjes së njeriut në procesin e përzgjedhjes. Në këtë mënyrë, do të ketë ulje të korrupsionit në vend.

“Nk ka liri individuale dhe barazi para ligjit askund tjetër përveçse në këtë sistem që kemi zgjedhur, e në BE. Besoj që ne e kemi treguar dhe e tregojmë përditë që jemi shumë ambicioz, nuk mjafton të bëjmë minimumin, duhet të bëjmë maksimumin. Në shumë shembuj, mund të sjell shembullin e Prokurimeve Publike. Ne jemi vlerësuar më shumë nga vendet e rajonit, në diferencë nga vendi i dytë, sipas SIGMA. Por ndërkohë ne po punojmë për të krijuar një model revoluacionar të AI për prokurimet publike në bashkëpunim me Microsoft dhe me grupin e Mira Muratit, ne po bëjmë progress të konsidereshëm, e kemi besimin e arsyeshëm që vitin e ardhshëm do kemi një model të prokurorimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit, që do thotë do kemi një instrument që do të çojë korrupsionin e mundësinë e korruptimit të proceseve të prokurimeve publike drejt 0, falë AI.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...