Në kërkim nga Gjermania, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një personi

Më datë:

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Gjermani për trafik të lëndëve narkotike dhe mbajtje e shitje të armëve luftarake dhe municioneve.

“Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.

Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij”, njoftoi prokuroria.

Organi i akuzës thotë se nga veprimtaria e paligjshme ai ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave. 

Për këtë arsye gjykata vendosi me kërkesë të prokurorisë sekuestrimin e disa pasurive si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

– Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe

– Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...