3 vjedhje për pak orë! Kapet njëri nga “skifterët” në Vlorë

Më datë:

3 persona janë bashkëautorë në 3 raste vjedhjesh në Vlorë (të gjitha në orët e para të 17 Marsit).

Siç bën me dije Policia, në pranga ka rënë njëri prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerët.

Ata kanë vjedhur në banesa të personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”.

“Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht: U ndalua shtetasi: E. B., 31 vjeç, banues në Fitore. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...