Ishte i dënuar, policia arreston 41-vjeçarin teksa lëvizte me makinë

Më datë:

I dënuar me burg, por lëvizte lirshëm. Policia njoftoi se ka arrestuar 41-vjeçarin Mariglen Abedini, teksa lëvizte me një makinë në Tiranë.

Uniformat blu thonë se ai rezultonte në kërkim pasi gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

“Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...