Tuneli i Murrizit drejt fundit, Balluku zbulon datën kur do të hapet

Më datë:

Tuneli i Murrizit vepra infrastrukturore në “Rrugën e Arbrit” do të hapet më 14 Mars. Lajmi bëhet i ditur nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një inspektim në këtë tunel.

Balluku shprehet se ndërkohë vazhdojnë punimet për tunelin ndihmës, i cili është pjesë e këtij projekti

“Dua t’ju bëj me dije të gjithë qytetarëve të interesuar se me datë 14 Mars sipas të gjitha gjasave tashmë ëhstë koha për ta deklaruar një datë, ne do të hapim tunelin e Murrizit për akses të gjitha automjetet dhe drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe atë të Dibrës dhe ndërkohë vazhdojmë të punojmë me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti”, tha ministrja Balluku.

Ndër të tjera Balluku thotë se rruga e Arbrit është një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, që do të shënojë rritjen ekonomike të gjithë kësaj zone.

“Jemi në detajet e fundit dhe çdo gjë duket se po shkon mirë dhe siç duhet. Ju jeni duke gëzuar sepse një punë e jashtëzakonshme ka përfundur. Megjithatë do të kemi mundësinë që të gëzojmë të gjithë së bashku më 14 Mars bashkë me pranverën të hapim edhe Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, një nga rrugët që padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të gjithë kësaj zone”, shprehet Balluku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...

KiE, debat për zgjedhjet në Kosovë e RMV

Këshilli i Evropës, nëpërmjet Kongresit të Autoriteteve Lokale, ka...