Tragjedi në Donbas: 41 minatorë nën tokë, sulme vdekjeprurëse në Odesa

Më datë:

Të paktën 41 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën Belorechenskaya në rajonin e Luganskut, një nga zonat e kontestuara të Donbasit, pas një sulmi të forcave të armatosura ukrainase.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Interfax, duke cituar autoritetet pro-ruse.

Sipas Leonid Pasechnik, territori i minierës është goditur gjatë natës, duke dëmtuar nënstacionin elektrik.

Si pasojë, një ndërprerje emergjente e energjisë ka lënë 41 punëtorë të bllokuar nën tokë.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në jug të Ukrainës. Në qytetin portual të Odesës, një sulm gjatë natës ka shkaktuar tre viktima, mes tyre edhe një fëmijë, siç bëri të ditur kreu i administratës ushtarake lokale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se, përveç viktimave, të paktën 16 persona janë plagosur, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ai theksoi se mes viktimave është një fëmijë dyvjeçar, ndërsa mes të plagosurve ndodhen një grua shtatzënë dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve më pak se 1 vjeç.

Zelensky shtoi gjithashtu se gjatë natës Rusia ka lëshuar mbi 140 dronë sulmues ndaj territorit ukrainas. Sulme janë raportuar edhe në Kharkiv, ku dy persona janë plagosur, si dhe në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Dnipro, ku janë goditur infrastrukturat energjetike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari merr vendimin: Igballe Berisha shpallet person i padëshiruar në territorin shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr...

Masa sigurimi për gjashtë punonjës shteti, dyshohet se abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike.

 Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, u ekzekutuan sot...

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri sot thirrje për nisjen...

Begaj: Kërkimi shkencor, kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në...