Armëpushimi në Gaza: Hamasi liron 3 pengje izraelite

Më datë:

Hamasi ka liruar sot 3 pengje të tjerë izraelite, në këmbim të më shumë se 360 të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. BBC News raporton se pengjet e liruar janë identifikuar si Alexander Troufanov, Yair Horn dhe Sagui Dekel-Chen. Ata i janë dorëzuar Kryqit të Kuq.

Më herët, Hamasi kishte kërcënuar se do të vononte lirimin e radhës të pengjeve duke akuzuar Izraelin për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij. Nga ana tjetër Izraeli, me mbështetjen e Presidentit amerikan Donald Trump, kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën nëse pengjet nuk liroheshin.

Ndërkohë, një delegacion nga Hamasi zhvilloi bisedime në Kajro me zyrtarë egjiptianë për të sjellë në Gaza më shumë strehimore, furnizime mjekësore, karburant dhe pajisje të rënda për pastrimin e rrënojave.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se armëpushimi ka për qëllim të sjellë një lirim të shpejtë të pengjeve të mbajtur në kushte të vështira në Gaza. 

Armëpushimi përballet me një sfidë shumë më të madhe në javët e ardhshme. Faza e parë do të përfundojë në fillim të Marsit dhe nuk ka pasur ende negociata thelbësore për fazën e dytë, në të cilën Hamasi do të lironte dhjetëra pengje të mbetura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën në lumë pasi hyri për t’u larë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emiri i Katarit...

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat...