Thirrja e Kurtit për qytetarët e Kosovës: Votoni, kjo është dita ku vendosni për 4 vitet e ardhshme!

Më datë:

Kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar ditën e sotme në orën 09:45 në Prishtinë.

Pas votimit, Kryeministri Kurti ka falenderuar qytetarët që kanë votuar dhe inkurajon çdonjërin që të votojë duke ju thënë se ata do të vendosin për 4 vitet e ardhshme.

Albin Kurti: Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese!

Duke qenë se ka pasur prani të shumë mediave, Kryeministri Kurti e ka dhënë këtë mesazh në 3 gjuhë, në shqip, anglisht dhe serbisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...