Haradinaj thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj!

Më datë:

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit, Haradinaj ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime.

Ramush Haradinaj: Ka filluar mirë procesi zgjedhor dhe informatat janë që ka filluar mirë në të gjithë vendin me përjashtim të votimit me kusht, ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj! Na priftë e mbara dhe suksese së bashku!

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...