75-vjeçari hidhet nga ura e lumit Buna për t’u mbytur, e shpëtojnë dy efektivë policie

Më datë:

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.

75-vjeçari ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur. Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për këtë shtetas që po mbytej.

Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët Koçeku dhe Qotaj të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë bashkë më rrobat e policisë që mbanin veshur për t’i dhënë ndihmën e parë 75 vjeçarit. Pas hedhjes në ujë, dy efektivët kanë arritur që të shpëtojnë 75 vjeçarin duke i shpëtuar jetën.

Pasi ka dalë nga uji 75 vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.

“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht 75 vjeçari në deklaratën paraprake.

Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy policët Koçeku dhe Qotaj, 75 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasi që u shpëtua falënderoi dy efektivët e policisë që u hodhën menjëherë në ujërat e ftohtë të lumit Buna për ta shpëtuar atë .

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...