70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më problematike mbeten Dibra, Bulqiza, Vau i Dejës dhe Mallakastra.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, zjarri ka përfshirë rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Në Bulqizë, flakët në zonën e Zerqanit kanë përfshirë 30 ha me shkurre. Në Vaun e Dejës, zjarri në Qafën e Laçit ka djegur rreth 25 ha, ndërsa në Mallakastër është riaktivizuar zjarri, pranë një pusi gazi në fshatin Drenovë, duke shkrumbuar 120 ha tokë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 288 forca operacionale, 27 automjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Vetëm sot janë aktivizuar 70 trupa ushtarake.

Deri më tani janë djegur mbi 381 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...