56% e portofolit të letrave me vlerë, të emetuara në valutë të huaj

Më datë:

56% e portofolit të letrave me vlerë janë të emetuara në valutë të huaj, kryesisht në euro, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, vlera totale e këtyre instrumenteve financiare në mesin e vitit 2024 arriti në 14.2 miliardë lekë, 83% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Obligacionet e bankave ofrojnë norma kthimi më të larta krahasuar me depozitat bankare apo letrat me vlerë të qeverisë shqiptare.

Në pjesën më të madhe, blerësit e këtyre obligacioneve janë individë, klientë të bankave, por në këto instrumente po investojnë edhe shoqëri tregtare, që e shohin si një mënyrë për të investuar tepricën e likuiditetit dhe për të diversifikuar portofolin e tyre.

Aktualisht, shtatë nga 11 banka tregtare në vend kanë realizuar emetime të obligacioneve me ofertë private.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasja për marrëveshjen financiare, PD kundërshton në Kushtetuese kredinë me SHBA

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin ratifikues...

Monika Kryemadhi përballet me akuzat e SPAK, dorëzon kundërshtitë në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Vdekja tragjike e 65-vjeçarit në Pogradec, fqinjët: Dëgjuam thirrjet dhe shkuam menjëherë

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec,...

Europa përballet me flakët, 330 mijë të evakuuar nga zjarret masive

Europa po përballet me një nga sezonet më të...