Vdekja tragjike e 65-vjeçarit në Pogradec, fqinjët: Dëgjuam thirrjet dhe shkuam menjëherë

Më datë:

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec, ku humbi jetën Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël teksa punonte në banesë.

Fqinjët e tij tregojnë momentet e fundit të jetës së 65-vjeçarit dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë pas aksidentit.

Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se viktima i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas, ai ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punën.

“Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo.

Një tjetër banore tregon se e kishte parë pak para ngjarjes, ndërsa ai merrej me punët e shtëpisë.

“Më tha që lepujt janë rritur. Më kërkoi një vazo të vogël për të mbjellë borzilok. Më tha që kur të kthehej nga Korça do më mbushte edhe bombolën. Nuk e mendova që do ndodhte kjo”, shprehet fqinja.

Ajo rrëfen edhe momentet e vështira pas aksidentit: “Kur vajta, e thirra Kiço, Kiço. I hodha ujë, por nuk u përmend fare. Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’. Thirra njerëzit, sepse nuk e kapja dot nga frika. Trupi iu mbulua me gjak”.

Sipas banorëve të zonës, 65-vjeçari jetonte i vetëm. Dy djemtë e tij ndodhen në Londër, ndërsa bashkëshortja jeton në Greqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, pushuesit dhe familjarët evakuohen

 Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit...

“Dorëheqje!”/ Shehaj akuzon Ramën për përdorim të institucioneve ndaj drejtësisë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas...

Denoncimi i Berishës: Hyseni ndërhyri në Gjykatën e Lartë për Ballukun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka risjellë sot...

Përplasje mes nxënësve në Kukës, 17-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në...