“5 vota 500 mijë lekë”, Edi Paloka: Rama mund të bëhet mbret, por nuk luan dot me demokratët

Më datë:

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një komunikim për media nga selia blu, ka ngritur një rast të shitjes së votës, por duke dalë në mbrojtje të personit i cili supozohet se ka filmuar ngjarjen.

Me autorin e videos ngjitur, Paloka është shprehur se qytetari është kërcënuar ditën e djeshme nga dy persona për pamjet e filmuara. Në këtë video të publikuar nga PD-ja, dëgjohet të thuhet “5 vota 500 mijë lekë”.

Paloka tha se Rama mund të ketë pushtet, duke e cilësuar edhe se mund të bëhet mbret, por nuk mund të luajë me demokratët. Sipas Palokës, qeveria nuk do të mund të “hakmerret” siç thotë demokrati, ndaj qytetarëve që kanë nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste.

“Në fakt nuk jam këtu për të denoncuar vlerjen e votës, se si kjo video mund të gjeni qindra në rrjete sociale. Jo si kjo video e fshehtë, por keni parë dhe video që bëjnë dhe oferta për vota.

Autori i kësaj video është Lulzim Memaqi, që është këtu me mua, zotëria. Është anëtar i PD prej vitesh. Ka qenë komisioner në këto zgjedhje, ai bashkë me vajzën.

Pas daljes së kësaj video, dje, në vendin e tij të punës, pra, aty ku qëndron me taksi, I kanë vajtur dy persona dhe e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë “çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do ta shohësh”.

Pra, nuk mjaftohen me gjithë ç’kanë bërë, për të mbajtur këtë pushtet të ndyrë. Por kërkojnë dhe t’u mbyllin gojën atyre qe denoncojnë. Ky është rasti konkret dhe jam këtu, thash për ta denoncuar si rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin. Për t’i thënë kujtdo që mendon se tani në këtë mandat të katërt të Ramës, mund të bëjë ç’të dojë me demokratët, e ka gabim. Rama mund të bëhet mbret, mund të blejë, të trembë dhe të blejë shumicën e shqiptarëve, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët. Ne pak apo shumë, jemi këta që jemi. I kemi qëndruar përballë çdo situate dhe po e paralajmëroj qe as mos ta çojë ndërmend se tani do të hakmerret edhe ndaj atyre që nuk pranuan të shiten, apo të tremben, apo me çfarëdo lloj forme tjetër të kthehen në skllevër të këtij regjimi”, tha Paloka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...