12.5 C
Tirana

Samiti Politik Evropian, President Begaj pret kryeministrin Starmer

Më datë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur paraditen e sotme kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacionin që e shoqëron këtë të fundit.

Starmer ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare në vendin tonë si dhe në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet nesër, së bashku me liderët evropianë dhe kryeministrin Edi Rama.

Starmer është kryeministri i parë i Britanisë së Madhe që viziton Shqipërinë.

Përgjatë ditës, kreu i shtetit do të presë gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, sikurse dhe delegacionet e tyre përkatëse.

Kujtojmë se nesër është takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian, e do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej në Tiranë, Shqipëri. Bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eventi do të mbledhë së bashku liderë nga e gjithë Evropa. Tema e takimit është: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...