8.5 C
Tirana

25-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

Më datë:

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu me origjinë shqiptare ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Kretë.

25-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar një motor, kur në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:15 të mëngjesit pranë fshatit Adele në Rethymno.

Sipas informacioneve paraprake, i riu nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit.

Ambulanca ka dërguar 25-vjeçarin në spitalin e Rethymnos, ku fatkeqësisht është konstatuar vdekja e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...