20-vjeçari sulmon me makinë familjen myslimane në Kanada, 4 të vdekur

Më datë:

Një ngjarje tragjike ka tronditur Ontarion teksa një 20-vjeçar sulmoi me automjetin e tij një familje myslimane, duke vrarë kështu 4 anëtarë të saj.

Mësohet se nga familja i vetmi që ka arritur të mbijetojë është fëmija 9-vjeçar i familjes.

Djali 9-vjeçar momentalisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

20-vjeçari i identifikuar me emrin Nathaniel Veltman është akuzuar për vrasje në tentativë. Ai u arrestua në një qendër tregtare rreth 6 km nga vendi i krimit

Sipas mediave vendase autori i krimit makabër, nuk i njihte viktimat por i ka sulmuar vetëm për faktin se ishin myslimanë.

Familja ishte me origjinë nga Pakistani dhe kishte emigruar në Ontario 14 vite më parë.

Policia ka bërë të ditur se ka prova që prej kohësh autori e kishte planifikuar një akt të tillë i motivuar nga urrejtja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj...

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...