“2-3 milionët” e Xhavit Halitit – Shtëpi, toka, stoli ari e shumë para në bankë

Më datë:

Është publikuar pasuria e ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky i fundit, kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion me deklaratat e tij se “gjithkush sot i ka nga dy-tre milionë euro”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo çfarë ka deklaruar Haliti në Agjencinë Kundër Korrupsionit si pasuri të tij?

Si pasuri të paluajtshme, Haliti në AKK ka deklaruar një banesë dhe bodrum në vlerë prej 200 mijë euro në emër të tij. Në pronësi të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi po ashtu në vlerë prej 200 mijë euro. Edhe një shtëpi tjetër në po të njëjtën vlerë është deklaruar nga Haliti në pronësi të përbashkët.

Ndërkaq, Haliti në AKK ka deklaruar edhe dy toka bujqësore, një në vlerë prej 400 mijë eurosh, e një në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Pasuri të paluajtshme Haliti ka deklaruar një veturë në vlerë prej 5 mijë eurosh, si dhe stoli ari.

Këto stoli në emër të Halitit, kapin vlerën e 10 mijë eurosh, ndërkaq ato të bashkëshortes së tij shkojnë deri në 15 mijë euro.

E Haliti ka para të gatshme të mbajtura në tri llogari bankare, ndërkaq që në njërën prej tyre ka hiç më pak se 146 mijë euro.

Haliti nuk ka deklaruar se ka ndonjë borxh në institucione bankare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...